Netanjahu përsërit kërkesën për bisedime me palestinezët

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, tha se vetëm qeveria e tij mund të sigurojë mbështetjen e popullit izraelit për një marrëveshje paqeje me palestinezët.
Netanjahu bëri thirrje për negociata të drejtpërdrejta me palestinezët derisa të arrihet një marrëveshje. Por, ai shprehu pesimizëm, duke akuzuar palestinezët se kanë shmangur bisedimet paqësore.
"Ju doni të negocioni paqe, uluni dhe negocioni. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të arritur paqen", ka thënë Netanjahu.
Palestinezët kanë thënë se nuk do të rinisin bisedimet e paqes përderisa Izraeli vazhdon ndërtimet në Bregun Perëndimor.