E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani/ Trajneri i Bokumit perjashton Mergim Mavrajn

Trajneri i Bokumit Friedelm Funkel nuk e llogarit me Mergim Mavrajn si lojtar te skuadres qe ai drejton. Lajmi eshte bere i ditur nga mediat gjermane. Pas nje takimi qe trajneri ka pasur me drejtuesit e klubit eshte rene dakord per listen e lojtareve qe nuk do te jene me pjese e organikes se klubit duke filluar qe nga janari i vitit 2011. Nje nga lojtaret qe ai nuk e deshiron me ne skuader eshte dhe futbollisti shqiptar Mergim Mavraj. Sipas informacioneve nga mediat gjermane nese futbollisti nuk do te mund te gjeje nje skuader gjate merkatos se janarit atehere ai do te mund te stervitet me Bokumin por vetem tek skuadra e dyte e ketij klubi e cila militon ne kategorite e diletanteve ne kampionatin gjerman. Mbrojtesi i cili deri para pak kohesh pritej te vishte fanellen kuqezi e refuzoi cuditerisht ne momentet e fundit ka bere nje hap te madh prapa ne karrieren e tij. I sigurt eshte fakti se nese ai do luante per kuqezinjte e Kuzhese thjesht per faktin se do ishte nje lojtar kombetareje nuk do te debohej nga klubi gjerman.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›