Kurbin hetimi 6-vjecarja u vra nga motra
KURBIN - Vogelushja 6-vjecare u vra aksidentalisht me arme gjahu nga motra e saj vetem nje vit me e madhe. Ky eshte rezultati i policise se Kurbinit pas hetimeve te kryera per ngjarjen e rende qe ndodhi dy dite me pare ne fshatin Gorre ne komunen Fushe-Kuqe. Femija K.Celi eshte vrare nga motra e saj 7 vjece e cila nga pakujdesia ka terhequr kembezen e ciftes beri te ditur policia. Sipas burimeve vogelushja eshte vrare me arme zjarri gjahu teke gjysme automatike e kalibrit 12mm. Ne vendngjarje u sekuestrua arma nje gezhoje e kalibrit 12 mm si dhe kater fisheke qe ndodheshin ne arme. Motra e viktimes T.C. eshte pyetur ne prani te nenes dhe psikologes. Ajo pohoi se kane qene duke luajtur ne banesen e gjyshit te tyre ku kane marre armen e gjahut. r.n