E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, alarm për ushqim të helmuar

Konsumatorët në Gjermani u paralajmëruan të jenë të kujdesshëm për vezët e kontaminuar me dioksinë.

Alarmi është përhapur nga dy në pesë lande, pas zbulimit të lëndës helmuese kancerogjene, në ushqimet e pulave, gjelave të detit dhe derrave.

Mijëra pula u therrën dhe qindra ndërmarrje bujqësore ndërprenë shitjen e vezëve në veri të Gjermanisë.

Deri tani alarmi nuk i kalon kufijtë e këtij shteti, ku ende nuk është mësuar sasia e produkteve të helmuara.

Ministri i Bujqësisë dhe Çështjeve të Konsumatorëve të Rinit Verior dhe Vestfalisë, Johanes Remel tha se “disa lëndë të panjohura kanë kontaminuar zinxhirin e prodhimit të ushqimit për shpendët e kafshët”.

“Harles dhe Jentsh” ndërmarrja në Shlesvig Holshtein ka marrë përgjegjësinë, duke pranuar se ka përzier gabimisht në ushqimin e shpendëve dhe kafshëve, vajin që përdoret për biokarburantët për qëllime industriale.

Zëdhënësi i Bashkimit Europian tha se aktualisht nuk është e nevojshme për të ndaluar eksportin e ushqimeve, sepse vetëm Gjermania, mbetet shteti i prekur.

Në këtë vend kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse kjo që ndodhi është një akt kriminal.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›