E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, zhvillohet ceremonia mortore e guvernatorit Taseer

Është zhvilluar sot në qytetin Lahore të Pakistanit ceremonia mortore e guvernatorit të provincës Punxhab Salman Taseer, i cili u vra dje nga truproja e tij.
 

Guvernatori Taseer, ishte anëtar me ndikimin i Partisë së Popullit, që është në qeveri, dhe ishte i njohur si njëri nga politikanët më të moderuar pakistanezë.

Ceremonia e varrimit u shoqërua edhe me një tubim të madh njerëzish.
Kryeministri i Pakistanit, Yousuf Reza Gilani, dhe disa ministra të qeverisë, gjithashtu morën pjesë në ceremoninë e varrimit.

Nga ana tjetër, disa liderë religjiozë e kanë lavdëruar vrasësin e guvernatorit dhe kishin ftuar për bojkot të varrimit.

Ministri i brendshëm ka thënë se hetimet do të tregojnë nëse vrasësi kishte vepruar i vetëm apo ishte pjesë e konspiracionit më të gjërë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›