KQZ: Më 23 janar përsëriten votimet në Mitrovicë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka bërë të ditur se më 23 janar do të përsëriten zgjedhjet parlamentare në rajonin e Mitrovicës.
Ky vendim pason atë të Gjykatës Supreme të Kosovës, e cila kishte vendosur që në 24 vendvotime në Mitrovicë të përsëriten zgjedhjet për shkak të parregullsive.
Ndërkohë delegacioni monitorues i Parlamentit Evropian për zgjedhjet në Kosovë në deklaratën e tij për shtyp ka hedhur kritika për zgjedhjet e 12 dhjetorit duke theksuar se gjatë zhvillimit të tyre janë vënë re defekte serioze.