E Diel, 1 Nëntor 2026

Lunacek:Manipulime, nuk u arritën standardet demokratike

Raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian Ulrike Lunacek ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me ecurinë e procesit të votimit si me 12 dhjetor por edhe në atë të rivotimit me 9 janar.

Ajo ka thënë se ka qenë dëshmitare e manipulimeve që sipas saj janë bërë, në këto qendra votimi. Lunacek gjatë një konference për mediat ka theksuar se ecuria e procesit zgjedhor ka rrezikuar të ardhmen evropiane të Kosovës, pasi sipas saj në këto zgjedhje nuk janë arritur standardet e kërkuar e demokratike.

Ajo gjithashtu ka akuzuar edhe faktorin politik në vend, pasi siç tha, i ka munguar vullneti politik për të organizuar zgjedhje të rregullta dhe demokratike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›