E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermani, bie besimi për bizneset

Besueshmëria në bizneset gjermane ka rënë për të pestin muaj radhazi.Sipas një studimi të qendrës kërkimore IFO me seli në Mynih, indeksi për klimën e biznesit ka rënë në 101.4, nga 102.3 sa ishte në muajin gusht.

Studimi thekson se rezultatet e shtatorit janë më të ultat në 30 muajt e fundit.
Kompania ka anketuar rreth 7 mijë biznesmenë për të hartuar rezultatet e saj dhe iu ka kërkuar atyre vlerësimin mbi ekonominë aktuale të vendit dhe parashikimet e tyre për gjashtë muajt e ardhshëm.

Ndërsa shumë vënde të Evropës po përjeton krize ekonomike, Gjermania ka mbetur e fortë, duke treguar rritje modeste prej 0.3 për qind në tremujorin e dytë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›