Rikthehet SARS, OBSH alarm global për virusin e ri

Rishfaqet sërish virusi SARS. Lajmi është bërë i ditur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, sipas të cilës një shtetas i Katarit, i goditur nga një virus i panjohur më parë, por që ka lidhje me virusin SARS, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mekanizimi për Shëndetësi i Kombeve të Bashkuara ka lëshuar alarm global për rastin e 49-vjeçarit, i cili është shtruar për trajtim në Britani, pas kthimit nga Arabia Saudite.
Në vitin 2003, virusi SAARS ka shkaktuar vdekjen e rreth 800 personave, shumica e tyre në Azi.