E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanjë, arrestohet një i dyshuar per vrasjen e ish kryeministrit serb

Një person i dyshuar për përfshirje në vrasjen ish kryeministrit serb Zoran Gjingjiç në vitin 2003 është arrestuar në Spanjë. Sipas policisë lokale Luka Bojovic u ndalua në një restorant në qytetin e Valencias të enjten.
 

Bojovic dyshohet të ketë qenë një anëtar i klanit famëkeq të Zemunit në Ballkanit Perëndimor.
Policia thotë se ai është i akuzuar edhe për mbi mbi 20 vrasje në Serbi, Holanda dhe Spanjë.
 

Ndërkohë edhe 30 vjecari Sretko Kaliniç, aktualisht është në bug për komplotimin e vrasjes së Gjingjiç.
Kryeministri reformist Zoran Gjingjic u vra me snajper në kryeqytetin serb, Beograd.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›