E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, debat për sigurinë e brendshme

Pas atentatit të dyfishtë në Norvegji, janë shtuar zërat që kërkojnë kontrolle më të rrepta në Gjermani. Por, kryetari i liberalëve gjermanë Philipp Rosler, u shpreh kundër kontrolleve më të ashpra në internet.
“Një shoqëri e lirë mund të mbetet e tillë vetëm nëse nuk hedh poshtë të drejtat për liri”, tha ministri federal i Ekonomisë në kanalin e parë gjerman ARD. Ai shtoi në fjalën e tij se çdo shoqëri e lirë është e rrezikuar nga forcat radikale dhe pikërisht këtu duhet të tregojë forcën e saj. “Mendoj se ngjarjet tregojnë qartë një gjë: një shoqëri e lirë mund të mbetet e tillë vetëm atëherë, kur dihet se të drejtat për liri nuk shkelen me këmbë kur kërkohet më shumë mbrojtje. Dhe ne bëjmë pikërisht këtë: përpiqemi vazhdimisht të gjejmë ekuilibrin e duhur mes lirisë së një shoqërie dhe sigurisë së nevojshme”, nënvizoi ai.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›