E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra në Norvegji, vrasësi: Para gjykatës do jem me uniform

Masakra në Norvegji, vrasësi: Para gjykatës do jem me uniform
Autori i vrasjeve të 93 personave në Norvegji, Andersh Bering Brajvik kërkoi që gjatë paraqitjes së parë në Gjykatën e Oslos t`i lejohet mbajtja e uniformës.
“Ai ka dy kërkesa. E para gjyqi i tij të jetë i hapur për publikun dhe e dyta, në Gjykatë të parqitet në uniformë”, deklaroi avokati i Brajvik, Gejr Lipestad, duke shtuar se nuk e di saktë se për çfarë uniforme bëhet fjalë.
Brajvik, i cili akuzohet për vrasjen e 93 personave, duhet të paraqitet para Gjykatës, ku do të vendoset në lidhje me caktimin e masës së paraburgimit kundër tij.
Gjykata do të duhet të prononcohet edhe rreth kërkesës së Brajvik që gjyqi të jetë i hapur për publikun, pasi që policia paraprakisht kërkoi që procesi gjyqësor kundër tij të zhvillohet me dyer të mbyllura.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›