E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermani, jep dorëheqjen presidenti Christian Wulff

Presidenti gjerman Christian Wulff ka deklaruar dorëheqjen nga posti që mban, pasi prokuroria kërkoi t`i hiqej imuniteti. Mediat gjermane shkruajnë se kjo krizë është e paprecedentë në epokën e pas luftës në Gjermani. Wulf së fundmi është përfshirë në skandalin për përfshirje të tij në afera korruptive.

“Unë kam bërë gabime”, ka thënë ai në një transmetim direkt nga zyra e tij në Berlin, “por, gjithmonë kam bërë veprime korrekte”. Ai tha se akuzat për korrupsion që janë shtuar në javët e fundit, kanë rezultuar me mungesën e besimit dhe ia kanë bërë pozitën të paqëndrushme.

Në këtë situatë, edhe kancelarja gjermane Angela Merkel ka anuluar vizitën e planifikuar në Romë. Më herët u bë e ditur se prokurorët publikë kanë kërkuar që atij t`i hiqej imuniteti, pikërisht pasi mbi të, rëndojnë akuzat për shkëmbim favoresh, që kanë të bëjnë me kohën kur ai ka qenë presidenti i Landit të Saksonisë së Ulët.

Ka qenë Prokuroria e Hanoverit që kërkoi heqjen e imunitetit të Presidentit të Republikës së Gjermanisë, Christian Ulf. Ishte deklaruar gjithashtu nga burimet e para të të dhënave, se një pjesë e skandalit ka të bëjë me një favor të pranuar nga Ulf mbi kredinë e një shtëpie. tani do të jetë Parlamenti që të vendosë nëse ai mund të hetohet. Presidenti, roli parësor i të cilit është që t`i shërbejë kombit si një autoritet moral, mohon çdo shkelje.

Prej rreth dy muajsh ulf gjendet në qendër të polemikave në Gjermani për një seri ngjarjesh të dyshimta gjatë aktiviteteve të tij të mëparshme në administratë. Sipas analistëve sulmet mbi presidentin kanë të bëjnë me një goditje ndaj Kancelares Angela Merkel, e cila mbështeti Ulf të siguronte presidencën në një masë të gjërë në vitin 2010.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›