Tajlandë, kërkohen dy të dyshuar të tjerë për komplotin ndaj izraelitëve

Policia tajlandeze ka deklaruar se është duke kërkuar dy persona të tjerë të dyshuar për sulmin e dështuar kundër diplomatëve izraelitë.
Policia e Bangkokut tha se dy të persona të tjerë mund të kenë trajnuar tre iranianët, që tashmë po mbahen në paraburgim në lidhje me ngjarjen.
Gazeta e përditshme “Bangkok Post” ka publikuar një artikull për arrestimin e tre iranianëve, ku thuhet se ata ishin në një zonë turistike të Putajës, vetëm disa ditë para shpërthimit.
Qeveria e Iranit ka mohuar përfshirjen në rastin e Tajlandës, ose në incidentet e tjera të kësaj jave në Indi dhe Gjeorgji, ku në shënjestër ishin diplomatët izraelitë.