Gjermani, lindin binjakë me ngjyrë lëkure të ndryshme
BERLIN - Leo dhe Ryan janë emrat e dy binjakëve, një me lëkurë të bardhë dhe tjetri me ngjyrë të zezë, që kanë lindur pak ditë më parë në një spital berlinez.
Fëmijët janë frut i lidhjes së një mamaje afrikane, nga Ghana dhe një babai gjerman.
Lindja nuk ka kaluar pa komente dhe shumë nga personeli i spitalit kanë mbetur të befasuar, kur kanë parë të vinin në jetë dy fëmijët aq të ngjashëm e njëherësh aq të ndryshëm mes tyre, nga ngjyra e lëkurës.
“Ndodh shumë rrallë që dy binjakë kanë ngjyrën e lëkurës të ndryshme nga njëri-tjetri”- ka thënë Rudi Balling, presidenti i kongresit ndërkombëtar të gjenetikës që zhvillohet këto ditë në Berlin.
Ndërkohë, sipas mjekëve të sallës së lindjeve në klinikën e Lichtenbergut ky është vlerësuar si rasti i parë që ndodh në këtë spital.