Vranë në vitin 2001, arrestohen në Shkodër
Shkodër- Policia e Shkodrës dhe forcat RENEA kanë vënë në pranga autorët e një vrasjeje të vjetër. Sipas burimeve policore mësohet se është dahsur një operacion special për të ndaruar dy anëtarët e fisit Cafi në Shkodër, Gani Cafi dhe Arben Cafi.
“Ndalimi i shtetasve Asllan Cafi dhe Gani Bokrina ( Cafi), kushërinj të parë mes tyre, është bërë pasi janë të dyshuar për vrasjen e shtetasit Shukri Mustafaj, ngjarje kjo e ndodhur më 27.07.2001 në lagjen “Liria”- thanë burimet policore.
Për këtë vrasje, në vitin 2002, është dënuar si autor, djali i viktimës, Fatos Mustafa. Pas vrasjes ai ka akuzuar kushërinjtë Cafi si autorë të saj por askush nuk e ka marrë seriozisht. Madje Fatos Mustafa është gjykuar në mungesë dhe është dënuar me 12 vjet burg. Kur vendimi ka marrë formë të prerë, Fatos Mustafa është ndaluar nga policia dhe pa i dhënë mundësi të mbrohet dhe të paraqesë pretendimet e tij për ngjarjen ku u vra babai i tij, është dërguar në vendin e vuajtjes së dënimit.
Ndonëse prokuroria e Shkodrës ka përgatitur një dosje për rifillim hetimesh për këtë ngjarje, mësohet se ajo është kthyer mbrapsht nga Prokuroria e Përgjithshme si e pabazuar në prova. Në vitin 2006, drejtuesit e atëhershëm të policisë së Shkodrës e kanë marrë në pyetje të dënuarin, i cili ka shpjeguar gjithçka. Kjo ka bërë që prokuroria të nisë hetimet dhe me anë përgjimesh u siguruan prova që implikojnë dy të ndaluarit si autorë të kësaj vrasjeje.