KE, propozime të reja për të ndihmuar Maqedoninë
Në Maqedoni është e nevojshme të ndërtohet një klimë e besimit të ndërsjell që do të ndihmoj vendin të ecë përpara drejtë integrimeve evroatlantike, theksuan anëtarët e delegacioni të KomisionitAd Hok të Asamblesë Parlamentare të KE-së për vëzhgim të zgjedhjeve në Maqedoni.
Komisionii KE-së në konferencën e sotme shprehi keqardhje për ngecjen e dialogut politik në vend si dhe për bojkotin e PDSH-së, duke theksuar se kjo është e dëmshme për Parlamentin e Maqedonisë dhe për vetë partinë.
Përfaqësuesi i Ad Hok Komisionit, Andreas Gros apeloi deri te PDSH që të ndalojnë me bojkotin e punës në Parlament.
"Deputët populli i zgjedh dhe ata duhet të marrin pjesë në punën e Parlamentit e jo të bojkotojnë", tha Gros.
KE do të ofrojë propozime të reja për ti ndihmuar vendit që të dalë nga situata momentale. Ato do t'i prezantohen Asamblesë së kësaj organizate në seancën e shtatorit ne 2008 dhe në bazë të tyre do të vendoset nese do të ketë nevojë për rihapjen e misionit vëzhgues të Këshillit të Evropës.
Deputetët e Asamblesë Parlamentare, Andreas Gros dhe Mevlut Cavishoglu dje dhe sot realizuan takime me kreun e BDI-së, Ali Ahmetin, Sekretarin e Përgjithshëm të PDSH-së, Imer Aliun, kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë si dhe me shefin e Delegacionit të Parlamentit të Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Oliver Shambevski.
Misioni i Këshillit të Evropës ka diskutuar edhe për parregullsitë që janë shënuar gjatë zgjedhjeve, çështja e emrit me Greqinë dhe situata politike pas zgjedhore.
(INA)