Gjermani, mbyllen centralet bërthamore

Gjermania ka miratuar sot projekt-ligjin që parashikon braktisjen e energjisë bërthamore brenda vitit 2022. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë. Sipas projekt-ligjit, centralet bërthamore aktive në Gjermani do të mbyllen gradualisht në 11 vitet e ardhshme.
Tre të parët do të mbyllen në vitet 2015, 2017 dhe 2019, ndërsa impiantet e mbetura në vitet 2021 dhe 2022.
Miratimi i projekt-ligjit vjen pas një vale protestash të zhvilluara në mbarë Gjermaninë kundër energjisë bërthamore.
Qytetarët gjermanë kundërshtuan energjinë në fjalë pas katastrofës së ndodhur në centralin japonez të Fukushimës.