Gjermani, media: Sarkozy president euforik
Berlin (start)-Mediat gjermane e kanë cilësuar presidentin francez Nicolas Sarkozy, si një president euforik , sesa një arkitekt dhe mënyra e tij për të improvizuar në mënyrë pragmatike është bërë shkaku i mosmarrëveshjeve të herëpashershme me kancelaren gjermane, Angela Merkel, bëri të ditur sot një gazetë gjermane.
''Mënyra e stilit të tij politik është në kontrast të dukshëm me kulturën politike gjermane, e cila për shkak të nevojës për të arritur në një konsensus në gjirin e qeverisë së koalicionit dhe mes qeverisë federale dhe shteteve kërkon gjithmonë parimet'', shkruante gazeta ''Frankfurter Allgemeine Zeitung'' në editorialin e saj.
''Nuk është për t'u habitur që tensionet mes Parisit dhe Berlinit janë shtuar që nga ardhja në pushtet e presidentit, Nicolas Sarkozy'', theksoi e përditshmja gjermane.
''Francezët mendojnë se mënyra gjermane mbetet në kundërshtim me përparimtaren ose kokëfortë, ndërkohë që politika gjermane, kërkesa kryesoren e të cilës është parashikimi, e konsideron të pajustifikueshën faktin që presidenti francez, Nicolas Sarkozy dhe ministri i Jashtëm, Bernard Kouchner, sjellin vazhdimisht ide të reja, për të cilat nuk është e sigurtë se ato janë gjithmonë serioze'', theksoi gazeta.
Për të bërë përpjekje për zbutjen e mosmarrëveshjeve gazeta sugjeron që Merkel dhe Sarkozy duhet të kalojnë një fundjavë së bashku për të reflektuar mbi rolin që do të luante aksi franko-gjerman në Evropë.