E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermani, ministri i mbrojtjes Guttenberg jep dorëheqjen

Ministri gjerman i Mbrojtjes Karl-Theodor zu Guttenberg ka dhënë sot dorëheqjen. Lajmi është bërë publik nga mediat ndërkombëtare të cilat citojnë deklaratën e vetë ministrit të mbajtur sot në Berlin. Më parë Guttenberg ishte akuzuar lidhur me skandalin e plagjiaturës edhe me politikanë nga kabineti qeverisë. Presidenti i Bundestagut, Ëolfgang Thierse, ishte shprehur kundër deklaratës së Merkelit se ajo nuk ka vendosur një asistent shkencor, por një ministër. Kancelarja ndan në njërën anë Guttenberg-un si person privat dhe në anën tjetër Guttenberg-un si ministër. Ish-kryeministri i landit të Saksonisë, Kurt Biedenkopf, e kritikoi qëndrimin e qeverisë lidhur me skandalin mbi plagjiaturën e ministrit. Ai e mbështet plotësisht notën e protestës së nënshkruar nga rreth 30.000 shkencëtarë drejtuar kancelares Angela Merkel, tha politikani i CDU-së në televizionin ZDF. Fillimisht kolegia e kabinetit të tij qeveritar, ministrja e Shkencës, Annette Schavan, kishte thënë se ky rast ishte një turp për Guttenbergun. Edhe profesori Peter Haberle, udhëheqësi i doktoraturës së tij, u distancua hapur nga skandali i Guttenbergut

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›