Gjermani nis procesi gjyqesor kunder berthames neonaziste NSU

Ka nisur në Mynih të Bavarisë një nga proceset gjyqësore më të rëndësishme të pas luftës. Nën akuzë është bërthama terroriste nenoaziste “Klandestiniteti Nacional socialist. Në bankën e të akuzuarve është Bet Zhepe, e akuzuar së bashku me dy anëtarë të tjerë të organizatës, që më pas u gjetën të vdekur, për nëntë vrasje me sfond racist dhe për vdekjen e një policeje në periudhën 200 – 2007. por gruaja ka mohuar cdo akuzë. Ndërsa për avokatin e familjarëve të viktimave fakti më i rëndë është se shërbimet sekrete nuk kanë bërë asgjë për të parandaluar krimet. Për krimet më parë janë hetuarfamiljarë dhe miq të viktimave, të dyshuar për përfshirje në krim. Organizata ndër të tjera është dhe përgjegjëse për atentatet në Koloni, që në vitin 2004 provokuan plagosjen e 17 personave. Gjykata në Mynih parashikon shpalljen e vendimit për në janar të vitit 2014.