Gjermani, paralajmërohen trazira
Pas trazirave në Londër, shefi i sindikatave të policië gjermane Reiner Wendt paralajmëroi për rrezikun e problemeve të ngjashme në Gjermani dhe kërkoi masa për taktikën e policisë.
Trazirat janë rezultat i energjisë kriminale, i përbuzjes ndaj shtetit dhe përjashtimeve sociale të një pjese të veçantë të popullissë, tha Wendt për gazetën "Bild".
Sipas tij, në qytetet e mëdha si Hamburg dhe Berlin mund të krijohen shpejt të tilla situata pa ndonjë arsye të rëndësishme të cilat janë vështirë për t`u vënë nën kontroll.
Wend kërkoi më shumë personel dhe teknikë më të mirë, me qëllim që policia të ketë mundësinë të vëzhgojë më mirë rrjetet sociale online dhe mjetet e tjera të komunikimit të huliganëve.