E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, përkujtohet rënia e murit të Berlinit

BON- Në Bon është përkujtuar me një akt përkujtimor ribashkimi i Gjermanisë para 21 vjetësh.

Në aktivitetin në ish-sallën plenare të Bundestagut Gjerman morën pjesë shumë përfaqësues të shtetit dhe të shoqërisë, midis tyre edhe presidenti Federal i Gjermanisë, Christian Wulff dhe kancelarja Angela Merkel.

Presidenti i Gjykatës Kushtetuese Federale, i falenderoi qytetarët e ish-Republikes Demokratike te Gjermanise për luftën e tyre për unitetin e Gjermanisë.

Me këtë ata i dhuruan popullit ndjenjën e papërsëritshme të lirisë së fituar vetë. Përballë krizës aktuale, ai paralajmëroi për rrezikun e humbjes së solidaritetit në Europë. Presidentja e radhës e Dhomës së Landeve u bëri thirrje qytetarëve në fjalën e saj që gëzimin për bashkimin e Gjermanisë të mos e lënë të kthehet në rutinë.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›