E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitja e kazinosë, ndryshon masa për 2 të akuzuar

TIRANË- Lirohen dy nga 6 të arrestuarit, të cilët dyshohen për grabitjen e mbi 20 kazinove dhe dyqaneve në kryeqytet përgjatë periudhës janar shtator 2011. Pas zbardhjes së tabulateve telefonike organi hetimor ka kërkuar lirimin e Ilirjan Ilnices, 20-vjec, Jedmir Elmazit, 20-vjec të dy banues në qytetin e Peshkopisë, pasi nuk ka rezultuar asnjë prove që i lidhte këta persona me grupin kriminal prej katër personash me origjinë nga Tepelena. 6 personat mes tyre dhe një femër u arrestuan në flagrancë mbrëmjen e 14 shtatorit pranë sheshit ‘Avni Rustemi’ në kuadër të operacionit të koduar “Pritja e Gjatë”.

Dy të rinjtë nga Peshkopia kanë lënë dyert e burgut pas 18 ditësh pas hekurave. Ilirian Ilnica dhe jetmir Elmazi u arrestuan nga njësia e vëzhgimit e policisë së Tiranës si persona të dyshimte dhe të përfshirë në grabitjen e Kazinos tek rruga ‘Luigj Gurakuqi’, ku mbeten të plagosur një efektiv policie me inicialet E.GJ dhe dy prej grabitësve Miklovan Curraj, Bejo Pasha.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se deri në këto momente po dokumentohen pesë prej grabitjeve të bëra në Tiranë nga Miklovan Çurraj, Bejo Pasha, Jonida Çurrja dhe Ani Rrapa, të cilët morën nga Gjykata masën e dënimit burg pa afat.

Dosja hetimore do ti kalojë Prokurorisë së Krimeve të Rënda nën akuzën e krijimit të organizatës kriminale dhe vjedhja me dhunë e pasurisë. Përgjimet telefonike dhe gjurmë të shumta të lëna në vendngjarje janë provat më të rëndësishme ku Prokuroria do të bazojë dhe akuzën.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›