Gratë e Aristofanit mbërrijnë në Teatrin e Metropolit
TIRANË- Pesë gra, të cilat që prej 2400 vjetësh janë munduar të bindin burrat që të braktisin pushtetin për të qeverisur vetë mbi parimet e barazisë dhe të sigurisë, vijnë këtë të shtunë në Teatrin e Metropolit.
Nën regjinë e Elma Dorezit, aktorët e rinj Devis Muka, Besmir Bitraku, Roland Saro, Visjan Ukcenaj dhe Endri Çela do të sjellin komedinë "Gratë në Parlament" të Aristofanit, një shfaqje nga antikiteti me disa elementë të përshtatur në kohë. Pesë ditë para premierës, kalimet e skenave janë të vështira për djemtë që interpretojnë femrat dhe që i kap e qeshura nga skenat komike, megjithatë ankthi para shfaqjes është lehtësisht i lexueshëm.
“Gratë në Parlament", e shkruar në vitin 392 para Krishtit nga Aristofani, do të sjellë për shikuesit mbrëmjen e datës 8 tetor, historinë e Praksagorës, kryetares së re të zgjedhur në parlamentin grek, që bashkë me një grup grash të tjera vendos për të bindur burrat që të braktisin pushtetin e Athinës.
Në “Gratë në parlament” struktura është e qartë. Shfaqja ka kor, një narrator që qëndron gjatë gjithë kohës në skenë me një fizarmonikë në duar dhe interpreton “live”. Komedia nuk i është larguar strukturës së Aristofanit, me epilogun, prologun, etydet, këngët e festave të kënduara nga kori.
Ngjarjet zhvillohen në qytet shtetin e Athinës, ku kaosi ka kapur gjithçka sepse pushtetin e kanë burrat. Praksagora është nga gratë më inteligjente dhe më me autoritet në Athinë. Ajo në bazë të një strategjie shumë të detajuar arrin që të krijojë grupin e saj të femrave, dhe nën maskimin që bëjnë sikur janë meshkuj, ato shkojnë në parlament dhe hedhin platformën e tyre për të shpëtuar qytetin e Athinës, që ka të bëjë me faktin që pushteti t'u jepet grave.
Edhe pas 2400 vitesh Aristofani mbetet aktual, në një shfaqje që përmes një teksti me batuta komike do të transmetojë tek publiku mesazhe të forta për shoqërinë.
(atsh/BalkanWeb)