Topi Te gjendet vullneti politik per reformat

Situata politike në Shqipëri pak ditë nga opinioni i BE-së për statusin e vendit kandidat, ka çuar sërish në zyrën e Presidentit të Republikës, Ambasadoren Britanike, Fiona Mekiluam. Të dy personalitet sipas njoftimit zyrtar të presidencës kanë theksuar nevojën e gjetjes së një vullneti të përbashkët politik, për të realizuar reformat dhe plotësuar kriteret kyçe për integrimin.
“Klasa politike mbart një përgjegjësi të veçantë për imazhin e vendit përballë partnerëve dhe miqve ndërkombëtarë”, ka theksuar Topi. Ndër të tjera kreu i shtetit ka apeluar që politikanët të lënë mënjanë mllefet politike, retorikën boshe dhe debatet shterpë për t’iu përkushtuar integrimit.
Nga ana e saj, Ambasadorja britanike ka vënë në dukje se një këto momente nevojitet një agjendë kombëtare reformash strategjike, si dhe arritja e një vullneti të qartë dhe konsensusi politik. Opinioni i Brukselit është paralajmëruar për t’u dhënë më 12 tetor. Krahas ambasadores britanike, edhe diplomatë të tjerë janë shprehur këto ditë që palët të ulen në një tryezë konsensusi, si edhe pro debatit në funksion të reformave integruese për vendin mes Berishës dhe Ramës, i kërkuar nga ky i fundit.
Elona Gjylmi