Gjermani perplasen dy trena 10 te vdekur

Dy trena janë përplasur me njëri-tjetrin gjatë natës së kaluar në Gjermani. Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe mbi 30 të tjerë janë plagosur në aksidentin hekurudhor në verilindje të Gjermanisë. Ende nuk dihet shkaku i përplasjes së trenit të mallrave me trenin e pasagjerëve, i cili në kohën e aksidentit po udhëtonte ndërmjet qyteteve Magdeburg dhe Halbershtat.
Nga fuqia e përplasjes, trenat kanë dalë nga shinat në afërsi të stacionit në Hordorf. Të dy trenat u përkisnin kompanive private. Për shkaqet e kësaj fatkeqësie të rëndë ende nuk ka të dhëna konkrete. Policia dhe prokuroria janë duke hetuar këtë fatkeqësi, ndërkohë që dëshmitarët okularë njoftojnë se vendi i aksidentit ishte i mbuluar nga mjegulla e dendur.
Delina Bitraku