E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Berisha ka marr peng shtetin

Sulmi që maxhoranca po i bën drejtpërdrejt apo nëpërmjet komisionit hetimor parlamentar, presidentit dhe prokurores së përgjithshme, sipas liderit të opozitës, janë thjesht shfaqe frike. Pak minuta pas mbylljes së tryezës opozitare Edi Rama e ka quajtur të paligjshëm përgjimin e tabulateve të telefonatave për krerë të lartë të shtetit dhe institucioneve të pavarura kushtetuese.

"Askush të mos friket dhe as të mendojë se këto veprime të njëpasnjëshme të Saliut kundër presidentit të Republikës dhe Prokurores së Përgjithshme, kundër drejtorit të SHISH janë forcë. Jo, janë frikë. Sepse këto të vërteta të pambulueshme përmes hetimeve paralele të një komisioni parlamentar të paligjshëm nuk i nis sot vetëm i ashtuquajturi kryeministër, por i gjithë populli shqiptar", tha Rama.

Numri një i socialistëve, në këtë fazë kërkon sërish ndërhyrjen e ndërkombëtarëve duke theksuar se partia që drejton është e hapur për dialog. "Miq të dashur dhe partnerë ndërkombëtar, mos lejoni që në Shqipëri të ndodhi këto që ndodhin në kurriz të idesë së shtetit ligjor dhe të popullit shqiptar që kurrë nuk do ta pranojë rikthimin në kohën e errët të partisë shtet dhe shtetit parti. Jemi gati për dialog dhe kompromis në interes të Shqipërisë dhe shqiptarëve por kurrë nuk do ta pranojmë status quo e regjimit të kusarisë si stabilitet", vijoi ai. Rezistenca ndaj qeverisë do të vazhdojë sipas kryetarit të selisë rozë, por jo e dhunshe edhe nësë opozita provokohet.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›