Kosove KFOR ngre komision hetimor per akuzat

Misioni paqëruajtës i NATO-s në Kosovë ka ngritur një komision hetimor për të verifikuar artikujt e publikuar në mediat e huaja, të cilët si udhëheqës të krimit të organizuar, përmendin emra te ish-udhëheqësve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Shkrimet e fundit i referohen një dokumenti sekret të KFOR-it. Komandanti i trupave ndërkombëtare në Kosovë, Erhard Byhler është shprehur se raporti nuk i ka burimet në qarqet e KFOR-it, por është një raport i cili KFOR-it mund t´i vihet në dispozicion.
Ai bëri të ditur se për të zbardhur të vërtetën ka ngritur një komision të përbashkët hetimor, i cili do të gjejë burimin e këtyre raporteve. Ai nuk saktësoi se sa kohë nevojitet për gjetjen e burimeve apo vërtetimin e raportimeve, të cilat i referohen një dokumenti sekret të KFOR-it, të lëshuar në vitin 2004, ku ish-udhëheqës te lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përmenden si udhëheqës të krimit të organizuar.
Delina Bitraku