Gjermani, protesta kundër Presidentit

Të paktën 300 persona janë grumbulluar pranë rezidencës së Presidentit gjerman duke qëlluar e hedhur këpucë ndaj tij dhe duke i kërkuar që ta japë dorëheqjen. Protestuesit me këpucë në duar u drejtuan përballë rezidencës presidenciale Castello di Bellevue, e cila ndodhet në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin dhe kërkuan largimin e presidentit Christian Wulff. Me ketë formë të protestës, gjermanët kanë imituar kështu stilin arab, atë të hedhjes së këpucëve ndaj zyrtarëve të lartë shtetërorë ndaj të cilëve lëshojnë akuza , duke i cilësuar si gënjeshtarë dhe abuzues me pushtetin. Policia nuk ka ndërhyrë gjatë protestës, e cila ka përfudnuar qetësisht. Prej disa ditësh, presidenti gjerman Wulff gjendet në qendër të polemikave për një kredi të dyshimtë që ka marrë nga disa miq kur ai ishte guvernator i Saksonisë së ulët, dhe akuzohet edhe se ka bërë presion ndaj mediave. E megjithatë, kritika të tjera vijojnë të shtohen kundër presidentit Christian Wulff. Shefi i socialdemokratëve Sigmar Gabriel ka kritikuar ashpër Wulff kur tha se presidenti por edhe vetë kancelarja gjermane Angela Merkel janë duke dhënë shembuj negativë për vlerat si ndershmëria dhe sinqeriteti. Kundër presidentit Wulff janë ngritur ndërkohë kritika edhe për kohën kur ai ishte në bordin e sipërmarrjes Volkswagen. Investitorët në këtë fabrikë automjetesh kanë kritikuar presidentin actual për shkeljen e detyrave në kohën kur zhvillohej lufta mes sipërmarrjeve Porshe dhe Volkswagen për marrjen e njëra-tjetrës.