E Shtunë, 31 Tetor 2026

Slloveni, arrihet marrëveshja për qeverinë

I mandatuari për formimin e qeverisë sllovene, Zoran Jankoviç ka bërë të ditur se ka arritur koalicion me tre parti për krijimin e qeverisë.

“Krerët e grupeve parlamentare kanë rënë dakort në parim për marrëveshjen tonë të koalicionit”, u ka thënë Jankoviç gazetarëve pas takimit me përfaqësuesit e Partisë Social-Demokrate, të Listës Qytetare të Gregor Virantit dhe të partisë së pensionistëve DESUS.

Jankoviç ka thënë se “disa çështje mbeten ende të hapura” dhe se vendimi përfundimtar për marrëveshjen e koalicionit do të varet nga udhëheqësit e tre partive, që do të takohen gjatë ditëve të ardhshme.

Të enjten, presidenti slloven, Danillo Turk, ka emëruar ish-kryebashkiakun e Lubjanës, Zoran Jankoviç për krijimin e qeverisë së ardhshme sllovene.

Partia e tij ka fituar në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 4 dhjetorit, por nuk e ka arritur shumicën absolute.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›