E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama-bizneseve:Mbani vendet e punës brenda Amerikës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama do t`i inkurajojë udhëheqësit e biznesit javën e ardhshme që t`i mbajnë vendet e punës brenda Amerikës dhe jo t`i transferojnë jashtë kufijve. Obama tha në fjalimin e tij të përjavshëm se do të drejtojë një forum të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë, ku do të takohet me udhëheqës biznesi që po japin shembullin e hapjes së vendeve të punës brenda vendit. Presidenti thotë se do që të ndihmojë biznese të tjera që të vazhdojnë në këto gjurmë. Shefi i Shtëpisë së Bardhë, thotë se do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tij për ta çuar ekonominë përpara. Kandidatët republikanë presidencialë e kanë kritikuar ashpër Presidentin Obama se nuk ka bërë sa ç`duhet për të stimuluar ekonominë.Në fjalimin e përjavshëm të republikanëve po sot, anëtarja e Kongresit Nan Hayorth e Nju Jorkut kritikoi administratën për përqindjen e lartë të papunësisë. Pavarësisht 12 muajve të vështirë e të mbushur me sfida, presidenti amerikan Barak Obama shpreh optimizëm për vitin 2012. Sipas tij do të jetë i suksesshëm për Shtetet e Bashkuara, por edhe në arenën ndërkombëtare. Pak ditë më parë, duke iu rereferuar edhe marrëveshjes së sekondës së fundit për të zgjatur reduktimin e taksave përpara Vitit të Ri, Obama tha se 2012-ta do të sjellë ndryshime të tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›