Pritet të dalë në treg libri “The Obamas”

Për pak ditë do të dalë në treg, libri i gazetares Jodi Kantor, me titull “ The Obamas”, libër i promovuar një ditë më parë në New York. Pas fitores historike të të shoqit në zgjedhjet presidenciale, Michelle Obama donte që ta vononte sa më shumë transferimin e saj në Washington. Menjëherë sapo mori rolin e Zonjës së Parë, evoluimi i saj ishte i menjëhershëm dhe u shndërrua në një forcë të panjohur për Shtëpinë e Bardhë. Këto dhe të tjera gjenden të shkruara në librin “The Obamas”, i cili do të dalë në libraritë amerikane të martën e ardhshme.
Në libër mund të kuptohet roli i vërtetë i Zonjës së Parë, e cila duket se orkestron gjithçka në Shtëpinë e Bardhë. Kultivimi i shumë prodhimeve bujqësore nga Mishel Obama në kopështin e Shtëpisë së Bardhë, nuk ishte vetëm një akt i konceptuar për ti dhënë jetë një fushate kundër obezitetit tek fëmijët, duke dashur t’i bindë të rinjtë të konsumojnë ushqimet natural, por duket se ishte edhe një gjest politik- në përpjekje për të ndihmuar bashkëshortin, Barak Obama, i gjendur nën preson për reformën shëndetësore të keqkonceptuar, me një inisiativë më të shëndetshme dhe ndoshta edhe më një zgjedhje terapeutike, shkruan autorja.
Libri “The Obamas”, tregon historinë e një stafi presidencial të ndarë , e shpesh në konflikt me Zonjën e Parë, veçanërisht në dy vitet e para të presidencëz Obama. Por mbi të gjitha, në libër flitet për një Michelle me personalitet të fortë, një grua dhe nënë shumë e përkushtuar, aq sa kishte menduar të mos tranferohej në Shtëpinë e Bardhë në janar të 2009, pas betimit të Barak Obamës, për të qëndruar në Chicago më vajzat, deri në përfundim të vitit shkollor. Që në fillimi, armiku numër një i Mishel Obamës është shefi i kabinetit Rahm Emanuel. Një njeri i pushtetshëm, i pafytyrë, dhe i mësuar të përdorë një fjalor shumë vulgar , sipas znj Obama. Mishel nuk përballet kurrë në mënyrë direkte me Rahm Emanuelen, por nëpërmjet bashkëshortit të saj.
Duket se libri do të ngjallë shumë polemika : me siguri e djathta do të sulmojë duke e përshkruar Mishelën një “Lady Macbeth”, që dominon mbi presidentin me pak personalitet, ndërsa liberalët e majtë, do të shohin tek ajo, heroinën që përpiqet të shpëtojë shpirtin e presidentit, gruaja që e fton presidentin të mbrojë idetë e tij edhe pse mund të kenë një kosto politike. Susan Sher, ish shefja e stafit të znj Obama, tregon për autoren e librit, se “Michelle mendon se të humbësh zgjedhjet , nuk është gjëja më e rëndë që mund të ndodhë, e rëndësishme është të jesh vetëvetja”.