E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani protesta kunder Wulff

Skandali i presidentit gjerman, Kristian Wulff, lidhur me një aferë pronësie, ka shtuar edhe më shumë zemërimin e gjermanëve. Gjatë një proteste në Berlin, ku është kërkuar largimi i tij kanë mbetur të plagosur 2 persona.Rreth 300 demonstrues me parrulla kundër Christian Wulff u rreshtuan përpara godinës së përforcuar me agjentë të shumtë sigurie.
Një protestues dhe një polic patën nevojë të shoqëroheshin në spital, për shkak të plagëve të marra gjatë përleshjeve të ndodhura.
Presidenti i Gjermanisë, Christian Wulff, është vendosur në qendër të një skandali të abuzimit të detyrës, pasi e përditshmja më e madhe në vend, “Bild”, e ka akuzuar për procedura ilegale në marrjen e një kredie dhe kërcënim ndaj medias, kur mësoi se ajo kishte në dorë ngjarjen.
Në Gjermani, pushteti real është i përqendruar në duart e Kancelares dhe Bundestagut, por në Kushtetutë parashikohet që Presidenti të jetë një figurë me “integritet të pacënueshëm moral”, simbol i bashkimit të kombit.
Wulff, një bashkëpunëtor i ngushtë i Angela Merkel, u shndërrua në kreun e shtetit gjerman në fund të vitit 2010. Në një deklaratë të dhënë më parë gjatë javës, ai hodhi poshtë të gjithë akuzat, ndërsa u shpreh se nuk ka kryer asnjë akt që bie ndesh me ligjin apo funksionet e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›