E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, rriten shitjet me pakicë

Shitjet me pakicë në Gjermani u rritën për herë të parë në tre muajt e fundit, përgjatë majit duke rritur shpresat se konsumatorët e ekonomisë së parë të Evropës, do të rrisin shpenzimet si pasojë e shenjave të stabilizimit të tregut të punësimit gjerman.

Të dhënat paraprake të Zyrës Federale të Statistikës, treguan se shitjet me pakicë u rritën me 0.4% në terma sezonale dhe në vlerë të njëjtë me parashikimet e analistëve. Në normë vjetore shitjet ranë me 2.4% ndërkohë që parashikimi ishte për rënie me 1.6%. Analistët u shprehën të kujdesshëm në parashikimet për konsumin privat në të ardhmen. Sipas analistëve konsumi do të stabilizohet por masa e rritjes do të jetë e ulët. Besimi për rritjen e konsumit qëndron në stabilitetin që ka treguar sektori gjerman i punësimit. Të dhënat e zyrës federale të statistikës treguan se papunësia gjermane ra për të 12-in muaj në radhë në pikën më të ulët që nga dhjetori i vitit 2008. gjermania arriti të dalë nga recensioni në tremujorin e dytë të vitit të kaluar por masa e zgjerimit të ekonomisë ishte e ulët për shkak të dimrit të fortë që çrregulloi aktivitetin e biznesit. Sipas ministrit të financave gjermania do rritet me 2% në këtë vit ndërsa analistët presin rritje më shumë se 3%.

Nafta bie me 1. 7 për qind për fuçi
Nafta ra, në ditën e katërt rresht, këtë të enjte, duke u rrëzuar deri në 1,7 për qind drejt 74 dollarëve, prej shenjave se rritja ekonomike e Kinës po ngadalësohet, duke shtuar kështu shqetësimet mbi kërkesën për energji. Ritmi i rritjes së prodhimit industrial në këtë vend u ngadalësua në qershor, pasi hapat e qeverisë për të ftohur tregun e pronave dhe për të ulur huadhënien e bankave, u kombinuan me ligështimin e mëkëmbjes ekonomike globale. Të dhënat kineze, dhe vendimi i Moodys Investors Service për të marrë në shqyrtim nivelin e kreditimit të Spanjës, i shtynë tregjet ta fillojnë dobët tremujorin e ri. Indeksi mesatar japonez Nikkei u fundos në kuota të ulëta 7-mujore, ndërsa indeksi kryesor kinez SSEC ra në kuota të ulëta 15-mujore, në një kohë kur dollari amerikan u rrit 0,2 për qind ndaj shportës së valutave. Nafta bruto amerikane për gushtin ra 1,23 dollarë dhe u shit me 74,42 dollarë për fuçi, duke e zgjeruar rënien me 10 për qind në tremujorin që sapo u mbyll, e para që prej 2008-ës.

Japoni, përmirësohet biznesi
Studimi i fundit i Bankës Qendrore të Japonisë, tregoi rritje të optimizmit të biznesit dhe trend në rritje të planeve të korporatave për të shtuar shpenzimet kapitale. Indeksi i optimizmit të biznesit kaloi për herë të parë në nivel pozitiv në këto 2 vitet e fundit. Studimi i bankës qendrore me Tankan përfshiu periudhën e tremujorit të dytë të vitit. Sipas të dhënave kriza evropiane dhe rritja e jenit japonez nuk kanë ndikuar në klimën e biznesit për shkak të kërkesës së fuqishme të konsumatorëve të huaj për produktet e Japonisë. Indeksi i optimizmit u rrit me 15 pikë dhe kaloi në plus 1 në fund të muajit qershor. Vlera është më e lartë se pritshmëria minus 4 e analistëve të tregjeve. Njëkohësisht ky është edhe tremujori i pestë në radhë i rritjes së indeksit të besueshmërisë së biznesit. Për muajin shtator pritet që ky indeks të rritet të paktën me 2 pikë në plus 3. një shenjë e mirë për ekonominë japoneze është edhe pritshmëria për të rritur shpenzimet kapitale nga korporatat me 4.4% deri në fund të këtij viti fiskal që mbaron në 31 marsin e ardhshëm.

Last Updated on E Enjte, 01 Korrik 2010 21:14

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›