Durrës, Inspektoriati i Mjedisit gjobit spitalin për ndotje
bagëtisë që kullot në zonën aty pranë. Ndërkohë, sipas kreut të komunës pasojat e kësaj ndotje ndjehen edhe në zona të tjera, pasi banorët vadisin tokat me ujin e përroit ku hidhen mbeturinat spitalore. Nga ana e tyre drejtuesit e shërbimit spitalor thonë se po presin nënshkrimin e një kontrate me një firmë e cila do të menaxhojë eliminimin e mbeturinave spitalore. Pak ditë më parë, Inspektoriati i Mjedisit në Durrës penalizoi spitalin e Krujës me 2 milionë lekë të reja gjobë dhe Poliklinikën e Fushë Krujës me 1 milionë lekë të reja, me arsyetimin se mbeturinat spitalore janë bërë shkak për ndotjen e mjedisit duke u kthyer në kërcënim serioz për jetën e banorëve.
Regjistrimi i popullsisë, asnjë efekt në listat themeltare për gjeneralitetet
Cilido qoftë rezultati i regjistrimit të ri të popullsisë ai nuk do të pasqyrohet në regjistrat e gjendjes civile. I kuptuar përgjithësisht si një proces që për shkak të vetëdeklarimit të etnisë nga ana e shtetasve mund të sjellë ndryshime në dosjen dokumentare të raporteve demografike, në të vërtetë efekti i tij do të kufizohet vetëm te statistika. Drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së Gjendjes Civile, Armand Teliti, sqaroi dje për gazetën Shqip se procesi në fjalë, i organizuar nga Instituti i Statistikave ka vetëm efekt statistikor dhe se rezultatet e tij nuk ndikojnë në përcaktimin e gjeneraliteteve të shtetasve në sistemin dokumentar që administrohet nga ky institucion. Regjistrimi i popullsisë dhe Regjistri i Gjendjes Civile janë dy gjëra të ndryshme. Procesi i nisur nga INSTAT bëhet vetëm për efekt statistikor dhe nuk ka sesi të diktojë ndryshime në dokumentacionin që administrohet në drejtorinë tonë, tha Teliti.
Fshati Guci në Shkodër në skamje të plotë, banorët u rikthehen listave veresie
Fshati Guci e re që administrohet nga komuna Rrethina është një ndër fshatrat më të varfër në rrethin e Shkodrës. E vetmja mënyrë të ardhurash për banorët e kësaj zone janë prodhimet e fruta-kulturës, por përmbytjet e këtij viti kanë dëmtuar prodhimin e të mbjellave, çka ndikon edhe në sigurimin e produkteve të përditshme ushqimore. Në pamundësi për të siguruar të ardhurat, banorët u drejtohen dyqaneve duke shënuar emrin në listat e ushqimeve. Borxhet variojnë nga 10 mijë lekë në 50 mijë lekë të vjetra. Kur punojnë apo kur u dërgojnë ndonjë të ardhur nga emigracioni vijnë i shlyejnë dhe pastaj marrin sërish shprehet një tregtare e zonës. Fshati Guci e re ndodhet rreth 7 kilometra larg qytetit të Shkodrës. Është një zonë që njihet për kultivimin e frutave, kryesisht të pjeshkave dhe qershive, por përmbytjet dhe shirat e shumta të këtij viti kanë sjellë dëme të mëdha në prodhimet e fruta-kulturës duke reduktuar kështu prodhimin dhe shitjet.