E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, takohen Gorbaçov, Kohl dhe Bush (i vjetri)

Gorbaçov, kohl dhe Bush, të cilët kanë dhënë një kontribut të madh për ndryshimet pozitive dhe për bashkimin e dy Gjermanive pas 40 vitesh ndarjeje, janë takuar pas 20 vitesh së bashku.

Të ftuar në këtë eveniment të veçantë  qenë  edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, si dhe presidenti i Republikës Federale, Horst Koehler.

Në këtë takim historik mungonte një nga liderët i cili dha një kontribut madhor dhe të pamohueshëm për unifikimin e të dy Gjermanive, ish-presidenti amerikan, Ronald Regan.
 
Kjo tryezë është pjesë e festimeve që po zhvillohen në të gjithë Gjermanine dhe që do të kulmojnë me 9 nëntor, ditën kur para 20 viteve bota ndryshoi një nga faqet më të rëdnësishme në historinë e njerëzimit.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›