SHBA, gjenden 7 kufoma në banesën e një ish të dënuari
Akti makabër është zbuluar pas një denoncimi për përdhunim që ishte bërë nga një viktimë e të akuzuarit. Pas denoncimit policia ka vendosur që të kontrollojë banesën e Anthony Swell, i cili në vitin 1990 ishte dënuar me 15 vite burg, me akuzën e përdhunimit dhe e kreu dënimin e tij.
Por skena që iu është paraqitur punonjësve të policisë ka qenë makabre. 4 prej viktimave janë zbuluar në shkallën e brendshme të shtëpisë, ndërsa 3 viktimat e tjera ishin groposur në kopshtin pas shtëpisë së serial killerit.
Pas zbulimit të këtyre fakteve mizore, policia e Klivlendit ka shpejtuar që ta gjejë përdhunuesin dhe vrasësin serial. Anthony Swell ishtë duke ecur së bashku me qenin e tij jo larg qendrës së policisë së zonës. Ai nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit. Policia dyshon se serial killeri i Klivlendit ka kryer përdhunime dhe vrasje të tjera, të cilat nuk janë zbuluar ende.