Gjermani, ulet papunësia gjatë muajit maj

Papunësia në Gjermani ka rënë përsëri në muajin maj. Të dhënat i bëri publike Agjencia e punësimit, që thekson se kërkesa për punë ka mbetur në një nivel të lartë.
Papunësia në ekonominë më të madhe të Evropës ka rënë në 7,0 për qind kundrejt 7,3 për qind në prill ndërsa numri i punëkërkuesve ka rënë me 118 000 për të arritur në 2,960 milionë.
Në shifra të korrigjuara të luhatjeve të stinës, të privilegjuara nga ekonomistët, numri i të papunëve ka rënë me 8 000 për një muaj ose shumë më pak se 37 000 të muajit të kaluar dhe 30 000 që priteshin.