E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vanuatu e njeh formalisht pavarësinë e Abkazisë

Ministri i Jashtëm i Abkazisë, Maksim Gvinjia, ka deklaruar se shteti i vogël i Paqësorit Jugor, Vanuatu, e ka njohur formalisht pavarësinë e Abkazisë nga Gjeorgjia.

Në një intervistë për televizionin “Russia today” Gvinjia ka deklaruar se Abkazia është mirënjohëse për vendimin e Vanuatusë që të hap rrugët diplomatike me Abkazinë, duke shtuar se ata kanë nevojë jo vëtëm për njohje politike por se ata janë të gatshëm që të krijojnë marrëdhënie ekonomike me shtetin e Vanuatusë.

Të vetmet shtete që e kanë njohur pavarësinë e rajonit gjeorgjian janë Rusia, Nikaragua dhe Venezuela.

Në dhjetor të vitit 2009, mediat ndërkombëtare kanë raport kanë deklaruar se edhe një shtet tjetër i vogël, ai i Naurus, e ka njohur formalisht pavarësinë e Abkazisë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›