Tiranë, përplasen dy makina, s`ka të plagosur

Një aksident i lehtë automobilistik, u shënua mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Aksidenti u shënua në kryqëzimin e Unazës me rrugën që të çon drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Në aksident janë përfshirë dy mjete të cilat lëviznin në dy kahe të kundërta.
Për pasojë të aksidentit nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëmë materiale të shkaktuara nga përplasja e mjeteve.
Në vendin e ngjarjes shkuan forcat e policisë së Tiranës që nisën hetimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.