Reduktohen grupet e kontrollit
31/05/2011 Projektligji i ri, nga 33 inspektorate do të mbeten vetëm 11 sipas fushës së veprimit
Eno Bozdo: Nga janari Shqipëria me reformë të re të inspektorateve
Grupet e kontrollit për bizneset do të reduktohen, duke shmangur inspektimet e shumëfishta nga inspektorate me kompetenca të dyfishta. Sipas projektligjit për ndërtimin e inspektorateve, i cili është diskutuar dje në Komisionin për Ekonominë, nga 33 inspektorate të ndryshme, që ushtrojnë kontroll mbi bizneset do të funksionojnë vetëm 11, respektivisht sipas fushës që mbulon çdo ministri. Këto ndryshime do të bëhen në kuadër të procedurave për përmirësimin e klimës së marrëdhënieve me biznesin, një prej të cilave është edhe reformimi i inspektorateve. Anëtarët e mazhornacës në Komisionin për Ekonominë kanë miratuar në parim projektligjin, ku ishte i pranishëm vetëm një përfaqësues i opozitës, deputeti Andis Harasani. Ndërkaq pritet që në mbledhjet e ardhshme komisioni të vijojë shqyrtimin dhe miratimin nen për nen dhe në tërësi të projektligjit.
Mangësitë në sistem
Bashkë me ndërtimin dhe funksionimin optimal të QKR-së dhe QKL-së, qeveria parashikon që të përmbyllet edhe shtylla tjetër kryesore e reformës rregullatore, që është pikërisht reforma e inspektorateve. Këto inspektorate do të shmangin të gjitha pengesat dhe burokracitë që hasin aktualisht bizneset, të cilat i nënshtrohen kontrolleve. Sistemi i inspektimit në Shqipëri rezulton të ketë mangësi në arritjen e qëllimit të parandalimit të risqeve dhe ndëshkimin e shkeljeve të rregullave. Mangësitë krijojnë një kosto shtesë të padobishme mbi veprimtarinë e bizneseve.
Reforma e re
Sipas zëvendësministrit të Ekonomisë, Eno Bozdo, qeveria ndërmori një reformë të thellë të inspektimeve për të mundësuar arritjen e njëkohshme të dy qëllimeve bazë: rritjen e efektivitetit të trupave inspektuese në parandalimin e risqeve dhe uljen e barrës administrative dhe kostove mbi veprimtarinë e biznesit, që përbën edhe risinë e kësaj reforme. “Tashmë do të ketë vetëm një inspektorat që do të mbulojë një fushë të caktuar. Aktualisht është përgatitur drafti bazë që do të plotësohet me vendime të mëvonshme. Janari do ta gjejë Shqipërinë me një reformë të re të inspektorateve”, - theksoi Bozdo. Sipas projektligjit, riorganizimi i trupave me funksione inspektimi do të bëhet nga Këshilli i Ministrave, të cilit i është lënë detyrë të riorganizojë trupat dhe institucionet me funksione inspektimi në juridiksionin e institucioneve qendrore, sipas parimeve të përcaktuara nga ky ligji. Ky riorganizim do të bëhet brenda një periudhe 6-mujore nga hyrja në fuqi e ligjit.