E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, partia e Berluskonit propozon uljen e dënimeve për krime mafioze

ROMË- Një senator i Partisë së Lirisë, e kryesuar nga ish-kryeministri Silvio Berlusconi, sot prezantoi një projektligj me qëllim uljen e dënimeve për format e bashkëpunimeve mafioze.

Projektligji i prezantuar nga senatori i Partisë së Lirisë, Giacomo Caliendo, drejtuar komitetit të drejtësisë së Dhomës së Lartë, ka si qëllim të uli në maksimum, deri në pesë vjet dënimet me burgim për veprat penale të "përfshirjes në organizata mafioze nga njerëz jashtë tyre".

Aktualisht, ky krim dënohet me burgim deri në 12 vjet. Një ish-konsulent i afërt i Berlusconit dhe ish-senator i Partisë së Lirisë, Marcello Dell'Utri, është duke apeluar një vendim të Gjykatës së Lartë të Kasacionit kundër një dënimi deri në shtatë vjet për këtë krim.

Projektligji, gjithashtu, nëse nuk ka një avantazh financiar, do të heqë mundësinë e dënimit me burg për personat e shpallur fajtor që kanë ndihmuar persona të përfshirë në organizata mafioze. Legjislacioni i këtij drafti do të ndalojë përgjimin e bisedave të personave të dyshuar nga ana e prokurorëve.
(m.a/ansa/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›