Rama: Qeveria po përjeton sëkëlldi para ikjes, do fitojmë me 50 mijë vota në Tiranë
TIRANË- Kreu i PS-së. Edi Rama zhvilloi pasditen e sotme një bashkëbisedim me banorët e njësisë numër 6, tek “Misto Mane”.
Duke iu përgjigjur interesit të banorëve, Rama shprehu bindjen se, PS ndryshe nga 8 Maj i vitit 2011, në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit do të fitojë me rezultat të thellë duke siguruar që qeveria sado që të vjedhë nuk do e 'kalojë dot lumin'. Sipas Ramës, SHBA nuk luan as rolin e qeverisë dhe as të opozitës në Shqipëri.
Rama nuk kurseu sulmet edhe ndaj Bashkisë së Tiranës, që sipas tij nuk ka barë asnjë investim dhe shërbim që mund të justifikojë ekzistencën e saj.
Duke u ndalur tek taksat dhe procesi i legalizimeve të ndërtimeve pa leje, Rama tha se Berisha gënjeu duke ironizuar kryeministrin se përgjigjia për cdo problem të qytetarëve janë inaugurimi i rrugëve që sipas tij janë më të gjata sa largësia Shqipëri-Japoni.
Banori: Kam një biznes të vogël që në momentet e para është i falimentuar, nga taksat, listat që po më marrin frymën, shpresoj te Rilindja...
Edi Rama: Që të jemi realist, e mira do ishte që qeveria të mbështeste biznesin e vogël pavarësisht nëse do ishte qeveri e majtë apo e djathtë, por ju që merreni me biznes të vogël e doni që Saliu në 2005 premtoi përgjysmimin e taksës për biznesin e vogël i përgjysmoi vitin e parë, dhe vitin e dytë i doli bishti pas dardhës dhe iu vuri taksën e sheshtë, 1 vit më vonë ju vuri TVSH. Faktikisht me Saliun u nisët me përgjysmim dhe e hëngrët 3-fish . Kështu ndodh me të gjitha premtimet e tij. Me Saliun duhet pasur kujdes kur premton dicka se aty ku premton do e hash me keq sa je. Kështu ndodhi me biznesin e vogël, kështu ndodhi me fermerët që i tha do jua bëj naftën 400 lekë dhe sot është 800 lekë. Ne do e heqim taksën e biznesit të vogël në 100 ditët e para të qeverisjes. Ne do përgjysmojmë tatimin e fitimit që ju sot e keni 10%. Do marrë fund taksimi i dyfishtë dhe do marrim vetëm gjysmën e saj.
Rama bëri shaka edhe kreun e PS-së për Tiranën Saimir Tahiri: I vogël i vogël por këta të vegjlit kur qëllojnë të mirë qëllojnë të mirë, por kur qëllojnë të këqinj, për dreç.
Banori: Dua të di ambasadori Arvizu, që e pa ashiqare që u vodhën votat, si është e mundur të rri kaq duar kryq, dua të di cfarë të ka thënë që ty ti vodhën në mënyrë kaq drastike, mos i marrin prap?
Edi Rama: Në qoftë se ti pret që votat tona t’i marrë Amerika për ne mos prit, se Amerika është miku më i madh i Shqipërisë, është mbështetja më e madhe për shqiptarët, por Amerika këtu nuk është për të bërë qeverisjen apo opozitën. Shqipërinë do e qeverisim ne, opozitën këtu e bëjmë ne, shqiptarët e kam fjalën. Kështu që, në 23 qershor mos mbaj mendjen tek 8 maji, po kujtoje 8 majin vetëm për një gjë; Në qoftë se e fituam me 10 vota dhe ato 10 votat na i vodhën këtë herë do të fitojmë me 50 mijë vota në Tiranë dhe do të na marrin të keqen.
Banori: Cfarë do bëhet për ne invalidët?
Edi Rama: Këtu ka një problem tjetër, se ka persona që kanë duar dhe sytë dhe regjistrohen si invalidë. Ka edhe një tjetër gjë, ka ndihmë ekonomike që është kthyer ne lëmoshë për të shtuar ushtrinë e votuesve të varfër. Ne në programin tonë do luftojmë pa asnjë tolerancë korrupsionin.
Rama akuza Bashkisë së Tiranës
Edi Rama: Më 8 maj ndryshoi drejtimi i Bashkisë, por sot kemi një kryetar bashkie në kutinë e televizorit dhe jashtë nuk kemi as Bashki, as investime as shërbime që mund ta justifikojnë ekzistencën e një institucioni si Bashkia. Janë disa rrugë dytësore që janë hapur qëkur. E vetmja rrugë parësore është ajo që del në Elbasan. Por këto janë pasojat e një qeverisje që vjen nga vjedhja votave. Më 23 qershor ju do e hiqni me votë këtë zgjedhë.
Banorja: Çfarë do bëjë PS për emigrantët
Edi Rama: Ne kemi një shtet që e tall gjithë bota. Më 23 qershor do punojmë për një shtet që merret seriozisht nga fqinjët dhe Evropa. Sot kemi një shtet me sëkëlldi të madhe që e kemi në krye për pak ditë.
Banori: Do kemi fatin të na vijë spitali i Enverit, shërbimi i Enverit dhe të gjitha. Lutemi or zot kemi frikë të shkojmë në spital?
Edi Rama: Parafytyroni maskaradën që është zhvilluar këto 22 vjet në sistemin shëndetësor sa vjen puna kujtohet një regjim për të cilin unë ruaj një konsideratë të palëvizshme, regjim gjakatar që i pengoi shqiptarët të shohin dritën e Evropës për 50 vjet. Sot ky krahasim bën me përgjegjësi keqqeverisjen e këtyre viteve, pasi nuk është problemi se është komunizmi sistem që ka avantazhe. Shoqëria duhet të marrë shërbim shëndetësor falas, që ta paguajë shteti. Ne do heqim taksën e ilaçeve. Shteti duhet të japë shërbime sipas xhepit. Ne nuk do lejojmë të shitet një ilaç i vetëm më shumë se në vendin e origjinës.
Banori: Puna e rendit dhe e sigurisë, si do ruajmë gruan dhe fëmijët?
Edi Rama: Kuptohet se aty ku triumfon papunësia dhe hallet dhe problemet janë të mëdha dhe braktisja e rinisë, e cila dergjet në loto dhe kur e vetmja shpresë vjen nga real Madriti, apo Juventus. Aty pret rrënim dhe krim të vazhdueshëm, vrasje etj. Por, ne sot kemi një problem tjetër. E keni parë si është katandisur policia e shtetit. Është delendisur se asnjë nga ne që i kanoset një rrezik nuk merr policinë në telefon se nuk del fare. Në 300 ditët e para të qeverisjes do i hapim rrugë frontale krimit. Kush shkel ligjit do përballet me forcën ligjit. Kush prek jetën dhe pronat e një shqiptari do përballet me policinë e shtetit. Policia është për të mbrojtur qytetarët jo për të ngrënë fara.
Legalizimet
Edi Rama: Kryeministri, ngeli rrugëve dil në rrugë dhe gënje kush ta hajë ta hajë. Merri shikoi cdo fushatë elektorale në cdo fushatë thotë do i legalizojmë të gjitha shtëpitë. Në 2005 ka thënë se në fund të bitit 2006 të gjitha ndërtimet pa leje do legalizohen. Kështu bëri dhe në 2007, kështu dhe tani. Gënjen. Nxjerr njerëz me metër dhe i din shqiptarët për budallenj. I ka ecur në fakt se ka njerëz që akoma i besojnë. Por, këtë radhë të rrijë mëngjes, drekë, darkë të vjedhë vota ne do marrim aq shumë vota sa nuk do e hedhë lumin. E gjeti Shqipërinë me 200 mijë ndërtime pa leje e lë me 400 mijë. Dhe ka legalizuar vetëm 8 %. Duhet të presësh 165 vjet të legalizohesh shtëpinë.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera PD: Rama shpik vetëm trillime për bllokimin e statusit, i panevojshëm për PS Bashkia Tiranë thirrje Ramës: Para se të premtosh kërko ndjesë për ato që s'bëre në 11 vjet Rama: Berisha po na çon drejt humnerës financiare, vota për PS shpëton ekonominë