Topi: Duhet rikompozim urgjent i KQZ, Berisha dhe Rama e kanë kthyer vendin në ‘pazar’
FIER- Fryma e Re Demokratike (FRD) prezantoi në Fier 16 kandidatët për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e 23 qershorit në këtë qark.
Kryetari i kësaj partie, Bamir Topi, u ndal tek situata në KQZ, duke theksuar se "kjo situatë nuk paraqet asnjë lloj garancie që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme", ndërsa këmbënguli në rikompozimin e KQZ-së si një nevojë urgjente.
Kryetari i FRD-së u ndal dhe në mosshfrytëzimin e pasurive natyrore që zotëron qarku i Fierit, duke bërë përgjegjëse për këtë politikën konfliktuale të dy partive të vjetra. Shembull tipik i këtij konfliktualiteti, sipas Topit, është pushteti vendor në Fier që i ngjan një qeverisje me dy koka.
"FRD pas 23 qershorit do të riktheje frymën e kushtetutës dhe ligjit, do të jetë promotor i nxitjes së procedurave ligjvënëse, duke ndëshkuar gjithkënd që ka abuzuar me pushtetin", u shpreh kryetari i FRD-së.
(e.m/BalkanWeb)