Gjermania, 2.8 milionë euro për pastrimin e minave
Gjermania ka mbështetur Shqipërinë në pastrimin e zonave të minuara me një ndihmë financiare prej 2,8 milion euro. Në një deklaratë zyrtare të Ambasadës Gjermane në Tiranë bëhet e ditur se kjo ndihmë është kontribut i Gjermanisë në 10 vitet e fundit. Gjatë konfliktit të Kosovës në vitin 1999, vë në dukje deklarata, zona e kufirit me Kosovën në verlindje të Shqipërisë ishte e kontaminuar me mina të ish-Republikës Federative të Jugosllavisë, si dhe me municion të pashpërthyer të NATO-s në një brez me gjatësi prej 120 km dhe gjerësi 20 km. Në harkun kohor të 10 viteve kanë humbur jetën 34 vetë dhe kanë mbetur të plagosur 238 të tjerë gjatë shpërthimit të tyre, shifra që flasin për rrezikshmërinë e brezit të minuar kufitar. Deklarata e ambasadës gjermane vë ne dukje se është pastruar nga minat një sipërfaqe prej 3.680 metër katrorë, janë asjësuar 8501 mina anti-njeri, 41 mina anti-tank dhe 1400 copë municione të pashpërthyera.