E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të gjithë pacientët në spitale do të rregjistrohen nga mjekët

Asnjë pacient që do të vizitohet në spital nuk do të kalojë pa u shënuar nga mjekët. Kjo, pritet të ndodh menjëherë pas futjes së spitaleve në skemën e sigurimeve të kujdesit shëndetësor, proces i cili ka nisur një vit më parë. Drejtoresha e sigurimeve të kujdesit shëndetësor Elvana Hana shprehet për televizionin Klan se çdo para që vjen nga vizitat e pacientëve në spitale nuk do të shkojë më në xhepat e mjekëve në mënyrë të pakontrrolluar.
Elavana Hana “Paraja që do të vijë në mënyrë zyrtare, do të shkojë për pacientin, mjekët do të evidentojnë në fund të çdo dite vizitat, pacientët e shtruar, ditët e qëndrimit, diagnozën, mënyrën e mjekimit, medikamentet dhe gjithçka tjetër.”
Por futja e spitaleve në skemën e sigurimve, jo vetëm që do të sjellë shërbim cilësor për pacientin, por do të bëjë që shumë shërbime të ofrohen edhe në spitalet rajonale duke bërë që pacinetët të mos vijnë të gjithë në Tiranë për kurim. Një tjetër faktor i rëndësishëm me futjen e spitaleve në skemë, është edhe vendosja e menaxherëve në krye të tyre në mënyrë që të mirëmenaxhohen fondet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›