E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahmadinexhad është hebre?

Në ka politikan që urren Izraelin më së shumti, madje në atë pikë sa të kërkojë fshirjen e tij nga harta, ai është Presidenti Iranian Mahmud Ahmadinexhad, i cili ka bërë mjaft bujë me deklaratën e tij se Izraeli duhet të fshihet nga harta e botës. Por një fakt tjetër, dyshues deri në njëfarë mase, publikuar nga britanikja “The Daily Telegraf” thotë se presidenti i shtetit islam është me origjinë hebre. Sipas shkrimit, ka të dhëna të qarta që tregojnë se mbiemri i hershëm i familjes së tij, i ndryshuar me kthimin në besimin musliman, ka qenë një mbiemër hebre. Një dokument i mëparshëm tregon se ai ka pasur mbiemrin Saburian, një mbiemer hebre mjaft i njohur në vend. Edhe pse Ahmadinexhad nuk ka mohuar asnjëherë faktin se familja e tij ndryshoi mbiemrin kur emigroi në Iran në vitet ‘50, ai asnjëherë nuk ka bërë publike arsyet për këtë vendim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›