E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania: Çdokush që kërkon azil kthehet në atdhe

Drejtoresha e departamentit të procedurës së azilit në Zyrën Federale për Migracion e Refugjatë në Nuremberg, Ursula Graeffin Praschma, gjatë një interviste për Deutsche Welle, tha se pa heqjes së vizave për Serbinë dhe Malin e Zi ka pasur një fluks të madh azilkërkuesish. 

“Rastet nga Serbia e Maqedonia i trajtuam në procedurë të përshpejtuar. Pra procedurat e tyre përfunduan vetëm brenda pak ditësh. Shanset që ata të marrin mbrojtje nga shteti gjerman janë shumë të ulëta. Zyra e Migracionit është mjaft e informuar për situatën e romëve në Serbi dhe Maqedoni. Është e vërtetë që ata diskriminohen, por kjo nuk mjafton. Rreth 80 për qind e kërkesave janë refuzuar. Ndërkohë kanë arritur edhe shumë vendime gjykatash që e kanë konfirmuar vendimin tonë”, ka theksuar ajo.

Ajo sqaroi më tej, se autoritetet gjermane janë përgatitur në rast se do të ketë fluks azilkërkuesish nga Shqipëria dhe Bosnja.

“Ne i kemi marrë masat për këtë. Jemi informuar hollësisht për situatën në Bosnjë dhe Shqipëri, sidomos për gjendjen e romëve dhe i kemi furnizuar filialet tona me materialin e nevojshëm. Ashtu si në rastin e Serbisë dhe Maqedonisë kemi vendosur që këta t'i trajtojmë në procedurë të përshpejtuar. Kjo do të thotë që kërkesat e tyre do të përfundojnë brenda disa ditësh. Shanset për të fituar të drejtën e azilit nga këto vende janë shumë të ulëta. Gjatë këtij viti nga Bosnja janë pranuar vetëm 7 nga gjithsej 264 azilkërkues, ndërsa nga Shqipëria janë pranuar vetëm tre nga gjithsej 42. Por këta nuk kanë qenë romë”, sqaroi ajo më tej.

                                                                                             2010-12-16 09:05
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›