Gjermania: Duam 100 mije emigrate
Vendimi u mor disa dite me pare nga Keshilli i Ministrave te Gjermanise, i cili vendosi qe vendi i tyre te pranoje me shume emigrante se cdo vit tjeter. Ne kete menyre, Gjermania ka vendosur te pranoje per kete vit me shume se 100 mije emigrante sezonale, pavaresisht papunesise qe ka arritur ne shifra rekord, rreth 8 per qind. Nder emigrantet sezonale perfshihen edhe bashkekombesit tane. Kjo, pasi vendimi i Keshillit gjerman te Ministrave percakton se emigrantet sezonale do te jene ekstrakomunitare. Kjo do te thote se emigrante sezonale mund te shkojne nga te gjitha vendet e Ballkanit, me perjashtim te Greqise, Bullgarise, Rumanise dhe Sllovenise, te cilat jane anetare ne Bashkimin Evropian.
Rishikim i ligjit
Me gjithe problemet qe po has Gjermania ne fushen e papunesise, kane qene pikerisht punedhenesit gjermane qe kane kerkuar kete rritje me afer 10 per qind te numrit te emigranteve sezonale qe do te pranohen ne Gjermani. Per me teper ata kane kerkuar ndryshimin e ligjit te emigracionit, ne menyre qe me shume punonjes te kualifikuar te pranohen ne Gjermani. "Neve na duhet nje sistem pikesh qe kontrollon emigracionin ne baze te kritereve te qarta, si kualifikimi arsimor, aftesia e gjuhes dhe pervoja profesionale", thote Dieter Hundt, president i Shoqates se Punedhenesve Gjermane. Biznesi gjerman ka pasur 60 mije vende pune te paplotesuara, kryesisht per arsye se te papunet gjermane nuk pranojne rrogat e uleta per standardet e atyshme, qe kane ardhur si pasoje e krizes ekonomike.
Procedurat
Nga vendimi i Keshillit te Ministrave te Gjermanise nuk perfitojne qytetaret e vendeve te Bashkimit Evropian, te cilet mund te qarkullojne lirshem drejt ketij vendi. Gjithashtu, te Pa perfshire jane edhe qytetaret e zones EFTA, pra Zvicra, Islanda dhe Norvegjia, qe ndonese nuk jane anetare te Bashkimit Evropian, serish kane te drejte emigrimi drejt Gjermanise pa procedura shtese. Procedurat qe duhet te ndjekin qytetaret shqiptare per te perfituar nga vendimi, jane te nderlikuara. Ne kete menyre, nje sipermarrje gjermane, qe ka pronar shtetas te Bashkimit Evropian, duhet te ftoje nje qytetar shqiptar, ne menyre onomastike, duke e percaktuar si nje punetor te ardhshem te tij. Pas ketij aplikimi te sipermarrjes gjermane, zyrat e punesimit dhe ato te emigracionit te Gjermanise duhet te bashkerendojne punen e tyre per te percaktuar se sa prej aplikimeve do te pranohen.
Emigrimi sezonal
Pothuajse te gjitha vendet e Bashkimit Evropian kane filluar te praktikojne sistemin e emigracionit sezonal, ne menyre qe te plotesojne nevojat e tregut te tyre te punes. Ky sistem u mundeson ketyre shteteve te kontrollojne fluksin e emigranteve dhe mbi te gjitha ul numrin e emigranteve ilegale. Per me teper sistemi ne fjale siguron edhe punetore te kualifikuar, e jo punetore krahu, te cilet nuk do te zhvillonin ekonomine e ketyre vendeve. Nga ana tjeter emigrimi sezonal eshte perdorur edhe per vete legalizimin e emigranteve. Ne kete menyre, shtete te ndryshme, si Italia, e aplikojne emigrimin sezonal per te kontrolluar numrin e emigranteve qe kane ne vendin e tyre, e jo per te shtuar emigrante te rinj ne kete vend. Si pasoje, emigrantet sezonale qe punesohen ne Itali, jane faktikisht emigrante ilegale, te cilet legalizohen nga pronaret e sipermarrjeve ku punojne. Italia dhe Greqia kane marreveshje per emigrimin sezonal me Shqiperine. Deri me sot, vetem Italia e aplikon kete sistem ne menyren e mirefillte. Nderkohe qe Greqia me shume bazohet ne kerkesat e punedhenesve greke dhe jo ne aplikimet e shqiptareve. Kjo, pasi numri i madh i punonjesve shqiptare, qe jetojne ne Greqi, jane te legalizuar. Gjermania eshte shteti i trete ku aplikohet ky sistem dhe deri me sot me qindra shqiptare kane perfituar per ne Gjermani.